Pogradec, 21 gusht, NOA - Forcat e policisë së Pogradecit kanë mundësuar  identifikimin e autorit të ngjarjes "Vjedhje e mbetur në tentativë" parashikuar nga neni 134/1 dhe 22 i Kodit Penal ndodhur një muaj më parë në mjediset e stacionit të Policisë Kufitare dhe Zjarrfikëses në Pogradec.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, autori i kësaj ngjarje është 22-vjeçari Ervis Dushi, lindur dhe banues në fshatin Buçimas, i cili ishte shpallur në kërkim.
Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit.