Tiranë, 21 gusht NOA - Policia e Tiranës, vëzhgon nga qielli rrethinat e kryeqytetit për të zbuluar parcela të mbjella me hashash.
Aksioni me helikopterë është organizuar dje nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët kanë realizuar monitorimin ajror në territorin e Qarkut Tiranë, me synim identifikimin dhe zbulimin e parcelave të mbjella me canabis sattiva.
Përgjatë monitorimeve u konstatuan se në fshatin Kuç Komuna Vorë, disa parcela të dyshuara se ishin të mbjella me bimë narkotike canabis sativa.
Kështu, specialistët e seksionit Kundër narkotikëve, shkuan menjëherë në fshatin Kuç, Bashkia Vorë dhe Badinak, Bashkia Shijak, ku u konstatuan shtatë parcela të mbjella me rreth 1053 rrënjë të bimës canabis sativa.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 rrënjë të kësaj bime, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua, me anë të djegies, duke e shoqëruar edhe filmimin përkatës.
U pyet në cilësinë e personit, që tregon rrethana të hetimit Kryeplaku i fshatit Kuç, ndërsa u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, dje po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mbjelljes së kësaj bime.
k.k/NOA