English

Shtypi kalimtarin me makinë, 26-vjeçari ndalohet nga policia

Kavajë, 21 gusht, NOA - Forcat e policisë së Kavajës kanë arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin Aleksandër Malaj, lindur në Berat dhe banues në Golem, pasi dyshohet si autor i një aksidenti rrugor me pasojë plagosjen e një personi.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar automjetin tip Volsvagen Golf, me targa EYX 4548, në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë, në fshatin Gosë, ka aksidentuar Rexhep Rexhepin, 73 vjeç, lindur dhe banues në Gosë, i cili po kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër duke i prerë rrugën automjetit të mësipërm. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë për jetën.

U kryen veprimet proceduriale, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Kavajës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE