Durrës, 21 gusht NOA - Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Durrës.
Një 62-vjeçar i cili u gjet i vdekur mbrëmë nga kalimtarë të rastit në një nga lulishtet e qytetit mendohet të ketë vdekur nga ataku në zemër e shkaktua4r nga temperaturat e larta.
Të paktën në këtë version paraprak kanë dalë mjekët ligjore të cilët kryen ekzaminimet në trupin e pa jetë të 62-vjeçarit Eqerem Pojana.
Sipas policisë Pojana jetonte i vetëm prej disa kohësh.
Mbrëmë ai ndodhej në lulishten pranë godinës së Albtelekomit në Durrës, kur ka shfaqur shqetësimet shëndetësore.
Kalimtarët të cilët i janë afruar për ndihmë janë refuzuar nga 62-vjeçari i cili ka kërkuar qetësi deri sa të marrë veten.
Por në fakt ai ka ndërruar jetën vetëm pak minuta më pas.
k.k/NOA