Ulqin, 21 gusht NOA - Bregdeti i Ulqinit në Mal të Zi, është goditur sot nga një tërmet 5 ballë i shkallës Richter.
Ndërkohë që lëkundje të lehta janë ndjere mesditën e sotme edhe në zonat e Shqipërisë veriperëndimore si dhe Tiranë.
Shërbimit sizmologjik, bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi të detit, në Ulqin të Malit të Zi.
Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale po të lënduar në bregdetin e Ulqini.
Të paktën deri më tani autoritetet vendore nuk kanë njoftuar për dëme të këtij tërmeti që shkundi Ulqinin.
k.k/NOA