Tiranë, 21 gusht NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka përshëndetur sot zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të këshillave vendorë në Afganistan.
Zëdhënësja e kryeministrit Berisha ka deklaruar sot, se kreu i qeverisë i ka quajtur zgjedhjet në Afganistan si një arritje e madhe e popullit mik afgan, si një fitore e përpjekjeve të tij për të ndërtuar demokracinë bazuar në shtetin ligjor.
"Këto zgjedhje ishin gjithashtu dëshmi e vendosmërisë së kombit afgan, si dhe e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, për konsolidimin e demokracisë në Afganistan" deklaroi zëdhënësja e Berishës.
k.k/NOA