English

Zgjedhjet në Afganistan marrin notë kaluese, ndërkombëtarët të kënaqur

Kabul, 21 gusht, NOA - Procesi i djeshëm i zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale në Afganistan ka marrë notë kaluese nga ndërkombëtarët.

Megjithë sulmet dhe përleshjet e dhunshme, bashkësia ndërkombëtare i cilësoi si të suksesshme zgjedhjet në vendin e trazuar nga konfliktet.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, i lavdëroi afganët për guximin e tyre, që megjithë kërcënimet masive të talebanëve, morën rrugën drejt kutive të votimit.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, është shprehur se në aspektin e sigurisë zgjedhjet rodhën më mirë nga sa pritej.

Edhe vetë presidenti afgan Hamid Karzai, i vlerësoi të suksesshme zgjedhjet e djeshme. "Megjithë frikën e përhapur nga talibanët, edhe pse kishte raketa dhe bomba afganët dolën në zgjedhje. Kjo është madhështore", tha Karzai në Kabul.

Ndërkaq, Komisioni i Zgjedhjeve vlerëson se pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 50 përqind, ndërsa sulmet treguan të dhënat e të paktën 26 vetëve të vrarë në të gjithë vendin, ku mes tyre ishin 9 civilë, 9 policë dhe 8 ushtarë afganë.

n.e/NOA

KOMENTE