English

20 mijë euro kurse për doktoraturën, hetohen 100 profesorë në Gjermani

Këln, 22 gusht NOA-Prokuroria në qytetin Këln po zhvillon hetime kundër 100 profesorëve në mbarë Gjermaninë, që dyshohen se kanë marrë rryshfet që të mundësojnë doktoraturat e kandidatëve.

Zëdhënësi i prokurorisë së Kelnit Ginter Feld ka deklaruar për revistën "Fokus" se beson që profesorët kanë marrë rryshfet nëpërmjet një firme, e cila ka shërbyer si ndërmjetësues.

Revista shkruan se profesorët kanë pranuar para në shumën prej 4 mijë deri 20 mijë euro, në mënyrë që studentëve t'u mundësojnë përfundimin e studimeve sa mw shpejt pwr doktoraturë.

m.i/NOA

KOMENTE