English

Bashkëpunimi me EULEX, Serbia injoron Prishtinën: Nuk ndikoni në marrëveshje

Beograd, 22 gusht NOA-Pas deklaratës së qeverisë së Kosovës se nuk do të miratojë marrëveshjen që EULEX do të firmosë me Beogradin për bashkëpunimin policor, ka reaguar ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.

Në një intervistë në media, Bogdanovic është shprehur se kundërshtimi i Prishtinës nuk mund të ndikojë në nënshkrimin e protokollit mes Beogradit dhe EULEX'it.

"Marrëveshja për bashkëpunimin policor është kompletuar.

Ne presim që ajo do të nënshkruhet shumë shpejt.

Ajo përfaqëson një vazhdimësi të bashkëpunimit që Serbia ka pasur me policinë e UNMIK-ut dhe kjo është për të mirën e qytetarëve të Serbisë dhe për Kosovën gjithashtu", ka thënë Bogdanovic.

Ministri serb ka thënë se marrëveshja nuk do të shkojë kundër politikave të shtetit të cilat kanë qenë të qarta që nga fillimi rreth mosnjohjes së institucioneve të Kosovës ose pavarësinë e saj.

m.i/NOA

KOMENTE