Tiranë, 22 gusht NOA - Një vit pas marrëdhënieve seksuale, sistematike që një 30-vjeçar kryente me të, 15-vjeçarja vendosi ta denoncojë atë në polici.
Dy ditë më parë një vajzë 15-vjeçe ka mbërritën në zyrën e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit ku u deklaroi oficerëve se një djalë 30-vjeç kryente me të marrëdhënie seksuale që prej shtatorit të vitit të kaluar, dhe ajo kishte vendosur ta denonconte atë.
Ekzistenca e ligjit që dënon marrëdhënies seksuale me të mitur ka detyruar policinë të vihet në ndjekje të 30-vjeçarit pavarësisht se gjithçka mund të kishte ndodhur edhe me dëshirën e të miturës.
Kështu dje policia bëri të mundur ndalimin e 30-vjeçarit F.Gj, i cili u mor në pyetje.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dyshohet që i ndaluari nuk ka ushtruar dhunë ndaj 15-vjeçares për ta detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale më të.
Por fakti që ajo është e mitur e ka çuar djalin në qeli.
k.k/NOA