English

Hap siparin sot në Durrës ediconi i ri i Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit

Durrës, 22 gusht, NOA -Hap siparin sot në mbrëmje edicioni i radhës i Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, i cili për të dytën herë zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit.

Për organizatorët e këtij evenimenti, ky është një nder i madh për Durrësin, po të mendosh se në kuadrin e tij do të marrin pjesë personalitete të kinemasë evropiane.

I parashikuar të zhvillohet në datat 22-30 gusht, ai do të ketë një ndër të ftuarit specialë të tij, filmin "Slumdog Millionaire", fitues i "Oscar" që do të jetë si përshëndetës i këtij evenimenti të rëndësishëm të kinematografisë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në konkurrim do të jenë 18 filma, të cilët do të konkurrojnë mes tyre në dy grupime, ai i botës Ballkanike dhe i dyti, i vizioneve bashkëkohore.

Emra të njohur të kinemasë do të jenë përshembull regjisori çek Peter Zelenka, me filmin "The Karamazovs", fitues si ‘Best Film' në "Czech Lion Aëards". Gjithashtu do jetë filmi më i mirë evropian në "Karlovy Vary Film Festival 2009" "Ricky", me regji të Fransua Ozo, një ndër emrat më në zë të kinemasë franceze.

Ndërkaq, Shqipëria do të konkurrojë me filmin "Gjallë", të regjisorit Artan Minarolli, i cili do të konkurrojë në seksionin e filmit Ballkanik në datën 27 gusht.

n.e/NOA

KOMENTE