Otranto, 22 gusht NOA-Një operacion i forcave të policisë italiane Guardia di Finanza ka mundur të ndalojë udhëtimin drejt brigjeve italiane të një gomoneje me katër persona në bord dhe e ngarkuar me 316 kg lëndë narkotike të llojit mariuanë.
Ndalimi nga policia u bë në kanalin e Otrantos ku pas sekuestrimit të drogës iu vunë pranga katër skafistëve.
Në aksionin për kapjen e gomones janë angazhuar disa helikopterë dhe një avion i Giardia di Finanza si dhe mjetet lundruese të policisë kufitare.
 Ndërhyrja operacionale u realizua në kohën kur mjeti lundrues kaloi kanalin e Otrantos dhe po afrohej për të zbarkonte në brigjet e Salentos.
Në momentin e zbulimit nga policia, drejtuesit e gomones kanë tentuar të largohen duke vënë në punë motorrët e mjetit lundrues por ndjekia me avion ka dështuar.
Burime nga policia italiane thanë se skafi lëvizte me drita të fikura në kohën që u zbulua nga roja bregdetare e cila u vu ë ndjekje të saj derisa arrestoi katër trafikantët.
Policia ka identifikuar emrat e tyre, ata janë Shpendi dhe Metli Imamaj, Benjamin Isufaj,
dhe Lorenc Beqiraj.
m.i/NOA