Vlorë, 22 gusht, NOA - Konfuzioni dhe kaosi që u krijua ditët e fundit të portin e Vlorës për shkak të biletave të shitura nga agjencitë përtej kapaciteteve të trageteve, duket se nuk do kalohet kaq lehtë nga organet kompetente.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, do të ndërmerret madje një hetim paraprak ndaj disa agjencive që operojnë në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet që ato të kenë shitur bileta mbi kapacitetin transportues të trageteve që përshkojnë linjën detare Vlorë-Brindisi.
Në këtë procedim hetimor ndaj tyre është ngritur akuza e "vjedhjes përmes mashtrimit" për të cilën mbetet vërtetimi dhe gjetja e provave konkrete, të cilat do të çonon në fajësimin e tyre për bllokimin e qarkullimit për disa orë në zonën përreth portit të Vlorës.
Ky në fakt është hetimi i dytë ndaj agjencive të shitjes së biletave brenda një viti, pas atij të shënuar ndaj agjencisë "Aleksandros" verën e vitit të kaluar.
n.e/NOA