English

Maqedonia: Marrëdhënie diplomatike me Kosovën kur të caktohet tamam kufiri

Shkup, 22 gusht, NOA - Republika e Maqedonisë do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën në momentin kur do të shënohet edhe milimetri i fundit i vijës kufitare, kështu njoftuan të premten në një takim me gazetarë përfaqësues të kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov.

Deklarata e tyre bie ndesh me pohimet e një jave më parë të qeverisë së Maqedonisë, e cila pati kumtuar se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Sipas qeverisë maqedonase "demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit".

NOA-INA

KOMENTE