English

Ministri i Financave: Vendi i përballoi me sukses sfidat e krizës ekonomike

Tiranë, 22 gusht, NOA - Shqipëria i përballoi me sukses goditjet e krizës ekonomike që përfshiu gjatë këtyre muajve të gjithë botën.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave Ridvan Bode, i cili duke bërë një panoramë të gjendjes së financave publike në vend, tha se ato janë në situatë të qëndrueshme dhe nuk ka vend për panik.

"Vendi përballoi goditjet e krizës ekonomike ndërkombëtare dhe këtë e tregon fakti se gjatë 7-mujorit të këtij viti situata financiare në Shqipëri ka qenë e qëndrueshme", tha lidhur me një fakt të tillë ministri Bode.

Sipas tij, është shënuar një ecuri pozitive në të ardhurat buxhetore gjatë këtyre muajve, duke shënuar një nivel prej 171 miliardë lekësh.

"Kemi aktualisht 4.8 miliardë lekë dhe 97 milionë euro", siguroi kreu i financave, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë zërat që flasin për mungesë të tyre dhe rritje të nivelit të deficitit buxhetor.

Në fund të deklaratës së tij, Bode ngriti zërin për një rishikim të fondeve të përdorura deri tani.

n.e/NOA

KOMENTE