English

Nisin nesër ndeshjet e sezonit të ri futbollistik të Kampionatit Shqiptar

Tiranë, 22 gusht, NOA - Ditën e nesërme do të fillojnë ndeshjet e sezonit të ri futbollistik në kuadrin e Kampionatit Shqiptar 2009-2010.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë me dijeni se superliga shqiptare do të ketë sërish të njëjtën strukturë, pra një kampionat me 12 skuadra dhe me 3 faza të ndeshjeve të tij.

Ndërkaq, ai ka shpresuar që gjatë këtij sezoni të ri futbollistik të mos përsëriten më ngjarjet e shëmtuara të dhunës në stadiumet shqiptare si edhe të ketë një afrim më të madh të tifozëve pranë tyre.

Sipas të dhënave kalendarike të Superligës nga Federata Shqiptare e Futbollit, në javën e parë të Superligës, Tirana do të presë Flamurtarin, Skëndërbeu do të ndeshet me Laçin, Gramozi pret Shkumbinin dhe Dinamo luan në transfertë ndaj Kastriotit. Dy ndeshjet e tjera janë Besa-Vllaznia dhe Apolonia-Teuta.

n.e/NOA

KOMENTE