Bangladesh 22 gusht NOA-Bangladeshi ka deklaruar se nuk do ta njohë Kosovën për momentin.
Sipas sekretarit të Jashtëm Mohamed Mijarul Kuajes, Bangladeshi nuk e ndjen nevojën që ta njohë Kosovën në këtë moment.
Ai ka shtuar se qeveria e tij do t'i marrë parasysh "shumë faktorë" përpara se të marrë një vendim.
"Nëse e njohim Kosovën. Ne sigurisht që do të mbajmë anë. Por nëse jo, atëherë nuk i mbajmë anën askujt", ka thënë Kuajes.
Zyrtari tha se Bangladeshi dëshiron që t'i ruajë marrëdhëniet miqësore si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Rusinë.
Të mërkurën, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bangladesh Xhejms Moriarti u takua me ministrin e Jashtëm Dipu Moni, të cilit i kërkoi që Daka ta njohë pavarësinë e Kosovës.
m.i/NOA