English

Policia, qytetarëve: Shmangni radhët në kufi, ja oraret e përshtatshme për të dalë nga vendi

Tiranë, 22 gusht NOAÂ - Orët e pasdites dhe orët e vonë të natës janë momenti më i përshtatshëm që emigrantët që do të kthehen në token greke të mos presin radhë në kufi.

Sugjerimi vjen nga Policia e Shtetit e cila ka njoftuar qytetarët që të shfrytëzojnë për lëvizjen e tyre drejt shtetit Grek gjatë intervaleve kohore nga ora 16.00-21.00 dhe 00.00-09.00.

"Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit në kuadër të masave të marra për përballimin e fluksit të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar, me qëllim për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve që lëvizin kryesisht në pikat e kalimit në drejtim të shtetit Grek informon qytetarët se, në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë kësaj periudhe fluksi më i madh i lëvizjes është konstatuar nga ora 09.00-16.00, si dhe nga ora 21.00-24.00' thuhej në deklaratën lëshuar sot nga Policia e Shtetit.

"Shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike u sugjerojnë qytetarëve që të shfrytëzojnë për lëvizjen e tyre drejt shtetit Grek dhe intervalet kohore nga ora 16.00-21.00 dhe 00.00-09.00 ku fluksi i lëvizjes është shumë i ulët.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë fluksi më i madh i lëvizjes është konstatuar nga ora 10.00-17.30.

Shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike u sugjerojnë qytetarëve që për lëvizjen e tyre drejt shtetit grek të shfrytëzojnë dhe intervalet kohore nga ora 17.30 deri në orën 10.00 ku fluksi i lëvizjes është i pakët" deklaroi më tej Policia e Shtetit.

k.k/NOA

KOMENTE