Seul, 22 gusht, NOA - Edhe pas vdekjes së tij, nobelisti për Paqen Kim Dae Jung duket se influencuar në bashkimin e dy Koreve.
Kjo pasi në kuadrin e ceremonisë së përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Koresë Jugore, është realizuar edhe takimi i parë në nivelin e lartë i përfaqësuesve të dy Koreve, pas plot dy vitesh.
Ka qenë konkretisht ninistri koreanojugor për ribashkimin, Hyun In Taek dhe shefi i shërbimit sekret koreanoverior, Kim Yang Kon, kanë biseduar në Seul për çështjet bilaterale.
Delegacioni i vendit komunist verior ka mbërritur atje ditën e djeshme për të shprehur nderime ndaj ish-liderit të vendit fqinj, Kim Dae Jung.
Ndërkaq, bëhet e ditur se delegacioni komunist i cili ndodhet në Seul kërkoi sot të takohet me presidentin koreanojugor, Lee Myung-Bak.
Kërkesa e tyre iu transmetua sot ministrit koreanojugor të Unifikimit, Hyun In-Taek, i cili bën pjesë në delegacionin koreanoverior. Ky takim është i pari mes dy vendeve që prej marrjes së detyrës nga qeveria e presidentit Lee Myung-Bak në shkurt të vitit 2008, ndaj të cilit Pheniani nuk është treguar aspak miqësor.
n.e/NOA
Â