Uashington, 22 gusht, NOA - Ujërat oqeanikë amerikanë, kanë njohur këtë verë temperaturat më të larta të tyre, të regjistruar ndonjëherë në 120 vitet e fundit: 17 gradë Celsius.
Duke tejkaluar kështu, disa centimetra më lart rekordin e mëparshëm, i cili daton në vitin 1998.
Lajmin e ka vënë në dukje Qendra Kombëtare Klimatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila merret me të dhënat meteorologjike rekord.
Sipas ekspertëve të saj, temperatura mesatare e ujit të oqeanit në SHBA, ka qenë këtë verë një gradë celsius më e lartë se mesatarja e shekullit të kaluar.
Kujtojmë këtu se temperatura mesatare e shekullit të kaluar ishte 15,2 gradë dhe daton në dhjetor të 1909.
Sipas meteorologëve dukuria në fjalë është për shkak të kushteve të krijuara nga sistemi i rrymave të njohura si El Nino, që shkaktoi një seri të ndryshimeve klimatike, edhe me efektin e ngrohjes së ujërave oqeanike.
n.e/NOA
Â