Tuz, 22 gusht NOA-Drejtuesit shqiptarë të Kuvendit Komunal të Tuzit në Mal të Zi kanë njoftuar diplomatët ndërkombëtarë për planin e ndarjes së këtij territori në komunë të pavarur.
Përfaqësuesit e Tuzit e kanë mbështetur planin dhe në premtimet e Qeverisë malazeze se do t'iu jepet komuna e pavarur.
Përfaqësuesit në kërkesën e tyre shtojnë se Malësia ‘ka resurse ekonomike' që do të mundësonin pavarësinë e komunës së tyre.
Ata thanë se Komunës së Tuzit i takojnë edhe plantacionet e ‘Agrokombinat 13 jul' si dhe Liqeni i Shkodrës.
Një ndihmë e madhe ekonomike mendohet të japë diaspora shqiptare në SHBA e cila, ka për qëllim që të investojë shumë më shumë në vendlindje, por vetëm pasi të jetë komunë e pavarur.
Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Kuvendin malazez disa herë kanë diskutuar mbi nevojën e vlefshmërisë së ‘sovranitetit ekonomik' të pjesëve ku shumica e banorëve janë shqiptarë.
m.i/NOA