English

Studimi: Depresioni tani mund të luftohet edhe me psikologun online

Romë, 22 gusht, NOA - Tani depresioni është një sëmundje, e cila mund të kurohet edhe përmes internetit, pa patur nevojë të shkosh tek zyra e tij.

Në fakt, një studim britanik tregon se depresioni mund të shërohet në internet, me një psikoterapi  'ballë për ballë', pra praktikisht pa një psikolog të cilit ke nevojë t'i shkosh në studio.

Kjo tregohet nga David Kessler, kërkues Universitetit të Bristolit, i cili ka ndërmarrë një studim me 297 pacientë që vuajnë nga depresioni, të cilët kërkojnë monitorim për një periudhë prej tetë muaj.

Sipas tij, seancat e psikoterapistit, të zhvilluara në internet në kohë reale kanë rezultuar mjaft efikase për pacientët e tij, gjë që vërteton se kjo metodë mund të funksionojë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë të flasim për internetin dhe kujdesin psikologjik përmes tij. Përshembull, në Amerikën e po bëhen gjithnjë e më popullore rrugët për ndihmë kundër pagjumësisë psikologjike krejtësisht në internet. "Numri i pacientëve për të cilët terapia online do të bëhet gjithnjë e më të realizueshme do të shtohet shumë në të ardhmen", përfundoi Kessler.

n.e/NOA

Â

KOMENTE