English

Studimi: Tumori i mushkërive te duhanpirësit, dhe nga prania e geneve

Romë, 22 gusht, NOA - Nuk është plotësisht e thënë që tumori i mushkërive te duhanpirësit të shkaktohet vetëm nga niveli i lartë i nikotikës që kanë thithur gjatë jetës së tyre.

Por një studim i fundit konfirmon se reziku i kancerit të mushkërive te kategoria e duhanpirësve mund të shkaktohet edhe nga prania e disa gjeneve të posaçme.

Sipas studimit nga Instituti i "Cancer Research", tre rajone të ADN-së janë të lidhura me rrezikun e kancerit dhe dy prej tyre ndikojnë edhe mbi llojin e kancerit që zhvillohet në trupin njerëzor.

Kërkuesit e krahasuan ADN e pothuajse 2.000 pacientëve me kancer të mushkërive, me ato të individëve të shëndetshëm dhe kanë identifikuar dallimet specifike të lidhura me rrezikun e kancerit të mushkërive në kromozomet 5, 6 dhe15.

Nga variacioni gjenetik i dy pikave të kromozomit 15 varet nga mundësia e zhvillimit të kancerit.

n.e/NOA

KOMENTE