Durrës, 22 gusht, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Fidan Zekaj, lindur dhe banues në komunën Istok të Kosovës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi në flagrancë i kosovarit u bë sepse u kap duke tentuar në kalojë kufirin përmes pikës kufitare të portit të Durrësit në mënyrë të paligjshme për në Itali, duke paraqitur para autoriteteve një pasaportë jugosllave me Nr.00490018, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i pasaportës së mësipërme.
Materialet e përgatitura iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave" parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA
ÂÂ