Tiranë, 22 gusht NOA - Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është kapur sot nga policia e Tiranës.
Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, bënë ndalimin e 34-vjeçarit në kërkim Zamir Llakaj, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 16 Qershor 2009, e ka dënuar atë me 2 vjet heqje lirie, për veprën penale të "Vjedhjes".
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative policia mundi të zbulonte vendndodhjen e 34-vjeçarit duke ekzekutuar kështu edhe vendimin e Gjykatës.
k.k/NOA
Â