English

Ylli: Xhufi vuri kusht që LSI të jepte votat e saj dhe të mos merrte pjesë në qeverisje

Tiranë, 22 gusht NOA - Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli ka dalë në një deklaratë për shtyp sot ku ka shpjeguar arsyet e Pëllumb Xhufit i cili dha një deklaratë të tij në selinë e PS-së dhe jo nga zyra e shtypit të LSI-së siç ka ndodhur gjithmonë.

"Jam ndjerë vërtet i habitur sot, sepse që në orët e para të mëngjesit, gazetarët më telefonuan shumë të çuditur dhe më pyesnin pse njoftimi për një konferencë shtypi të Pëllumb Xhufit qe bërë nga zyrat e Partisë Socialiste dhe jo nga Zyra e Shtypit e LSI, siç ka ndodhur gjithmonë në këto vite.

Nguti i kësaj konference shtypi në këtë të shtunë vere është i qartë për ne, ashtu si edhe përmbajtja verore e saj.

Qëndrimi më i fundit që mbajnë deklaruesit ose thënë më thjesht përfituesit më të mëdhenj të mundit dhe sakrificave të LSI-së dhe mijëra anëtarëve të saj, është vetëm krijimi i një fokusi artificial për të shmangur vëmendjen nga kongresi i PS dhe nga kriza shumë e rëndë që vjen nga humbja e Ramës pas betejës mafioze, manipulative dhe korruptive të tij ndaj LSI" tha Ylli.

Sipas tij, forumet më të larta të LSI si Kryesia dhe Konventa Kombëtare kanë marrë vendime unanime, transparente në mbështetje të plotë të qëndrimit të saj për aleancën qeverisëse të integrimit, ndërsa deklaruesit e sotëm nuk kanë marrë pjesë në këto forume, për më tepër që kemi dëgjuar nga vetë Xhufi propozimin e tij në Konventën Kombëtare për mbështetjen e koalicionit me PD, por me kusht që LSI të jepte votat e saj dhe të mos merrte pjesë në qeverisje.

k.k/NOA

KOMENTE