English

Zbulimi, binjakët kanë më pak prirje për të kryer vetëvrasje

Tiranë, 22 Gusht NOA - Të lindurit binjakë, kanë më pak ndjenjë inferioriteti ndaj vetes dhe më shumë siguri, ose e thënë troç, as që ia ndjen që të vrasin veten, akt që haset përditë në të gjithë botën nga njerëz të cilët përjetojnë keq ngjarje dhe rrethana të caktuara.

Ky konkluzion ka dalë pas studimit që përfundoi këto ditë një grup psikologësh në Danimarkë.

Ata publikuan sot se studimet disavjeçare të sjelljes së binjakëve treguan se ata kanë shumë më pak prirje për vetëvrasje sesa njerëzit e zakonshëm.

Ata studiuan historitë e sëmundjeve dhe të dhënat tjera të rëndësishme të më së paku 20 mijë të binjakëve një-vezor të cilët vdiqën mes viteve 1943 dhe 1993 dhe përqindjen e vetëvrasjes në atë popullatë e krahasuan me të dhënat e popullatës së përgjithshme.

Shkencëtarët psikologë thanë se kanë konstatuar se përqindja e vetëvrasësve mes binjakëve, pavarësisht nga gjinia, ishte jashtëzakonisht e ulët.

Rezultatet e studimit erdhën si befasi sepse disa studime paraprake flisnin se binjakët kanë më shumë prirje për sëmundje mentale sesa njerëzit tjerë.

"Këto rezultate paralajmëronin se do të duhej të ekzistonte një përqindje më e madhe e vetëvrasësve mes binjakëve sesa mes popullatës tjetër", shkruajnë autorët e studimit në numrin më të ri të revistës mjekësore, "British Medical Journal".Â

"Rezultatet e studimeve tona. - pohon grupi i psikologëve, - treguan pikërisht të kundërtën duke konfirmuar kështu rëndësinë e lidhjeve të forta familjare dhe personale mes binjakëve".

e.l/NOA

KOMENTE