Afganistan, 22 gusht NOA - Vëzhguesit e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan kanë konstatuar parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve që u mbajtën të enjten.
Votim disa herësh nga një person ka qenë një shkelje e konstatuar nga grupi monitorues që dërgoi më shumë se 7 mijë përfaqësues në Afganistan, ndërsa janë vërejtur edhe kërcënime të drejtpërdrejtë jo vetëm nga Talibani.
Autoritetet afgane dhe perëndimore i kanë deklaruar zgjedhjet një sukses, megjithë shqetësimet për pjesëmarrjen.
k.k/NOA