English

Zjarret në Athinë, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Athinë, 22 gusht NOA-Zjarret e mëdha që shpërthyen në periferinë veriore të Athinës dolën jashtë kontrollit, duke krijuar re të mëdha tymi mbi kryeqytetin e Greqisë ndërkohë që kanë shkatërruar disa banesa dhe rrezikojnë tre fshatra.

Qeveria e Greqisë të shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Të nxitura nga erërat e forta, zjarret nisën të premten pasdite dhe u përhapën përgjatë natës deri afër qendrave rezidenciale, deklaruan burime nga ekipet e zjarrfikësve.

Të paktën tre banesa u shkatërruan plotësisht nga zjarret, deklaroi një burim policor. Gjashtë avionë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 150 punonjës zjarrfikës ndodhen në rajon në përpjekje për të shuar zjarret.

m.i/NOA

KOMENTE