English

Deklaratat e Bodes për buxhetin, PS: Gënjeu me shifrat, arka është bosh

Tiranë, 23 gusht NOA-Një ditë pas deklaratës së ministrit të Financave, Ritvan Bode, se buxheti i shtetit është i mbrojtur, ka reaguar Partia Socialiste.

Në një konferencë për mediat, deputeti socialist, Erjon Braçe akuzoi sërish sot qeverinë se po fsheh gjendjen e financave në vend.

Sipas Braçes, Bode se mashtroi dhe nuk bëri transparencën e treguesve fiskal të 7 mujorit të parë, dhe se detyrimi politik i socialiste tyre është bërja publike e shifrave.

"Për tre javë u kemi thënë shqiptarëve se arka e shtetit është bosh.

Dy herë rresht në më pak se një muaj, guvernatori i BSH, me gjuhën e tij ende përkëdhelëse ndaj qeverisë ka thënë se risku i një likuiditeti pëë qeverinë është i lartë.

Treguesit e përkeqësuar të muajit korrik si dhe të 7 muajve të parë të vitit, tregojnë frikshëm se arka e shtetit është bosh"- deklaroi Brace.

Sipas PS-se fondi rezerve i qeverise ne 7 muaj eshte përdorur në masën 98 %.

m.i/NOA

KOMENTE