English

Digjet Athina, Greqia i kërkon ndihmë Italisë e Francës

Athinë, 23 gusht NOA-Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në lagjet periferike në veri të Athinës në orët e para të mëngjesit duke shkatërruar shtëpi dhe detyruar mijëra banorë të evakuohen gjatë natës.

Sipas njoftimeve të shërbimit të zjarrfikëseve, Â zjarri afër kryeqytetit është aktiv për të tretën ditë, duke shkrumbuar mijëra hektarë pyje me pisha dhe shkurre.

Aeroplanët dhe helikopterët kanë rinisur operacionet për shuarjen e flakëve pas agimit, pas një pushimi prej 8 orësh, një periudhë kjo që lejoi flakët të përhapeshin në malin Pentili dhe të arrinte banesat në periferi.

"Situata është tragjike. Zjarret janë jashtë kontrollit në shumë zona" tha guvernatori i Athinës Yiannis Sgouros.

Greqia i kërkoi ndihmë Francës dhe Italisë për shuarjen e zjarreve që janë përhapur në pjesën lindore të Athinës, njoftuan sot zjarrfikësit.

"Dy avionë italianë dhe një francez do të mbërrijnë sot'', deklaroi një zëdhënës i zjarrfikëseve.

Banorët u panë të largoheshin nga zjarret në këmbë, me motoçikletë dhe në makina.

Shumë banorë luftuan me zjarret jashtë shtëpive të tyre duke shuar flakët me ujë dhe degë pemësh, ndërsa shumë të tjerë injoruan urdhrin e zjarrfikësve për të evakuar zonën. Vullnetarë dhe rekrutë të ushtrisë u bashkuan me qindra zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

"U kërkojmë të gjithëve të plotësojnë me përpikmëri përgjegjësitë e tyre"- tha kryeministri Kostas Karamanlis.

Autoritetet kanë evakuar dy spitale të mëdha fëmijësh, kampe, dhe shtëpi në fshatra, dhe hiri i flakëve është shpërndarë nëpër rrugët e Athinës.

Deri tani nuk janë raportuar viktima pavarësisht evakuimit të qindra banesave në kodra dhe në periferi të Athinës.

m.i/NOA

KOMENTE