Washington, 23 gusht NOA-Familja e presidentit të SHBA-së, Barak Obama ka nisur sot pushimet në brigjet e Massachusettsit. Â
Familja Obama fluturoi nga baza ajrore Andrews në Maryland për në Marthas Vineyard, ku zbarkoi sot pasdite.
Marthas Vineyard është vendi tashmë i preferuar për pushimet e familjeve më të njohura të politikës amerikane, mes të cilave, Kenedy e Clinton.
Lajmi tashmë ka marrë dhenë dhe banorët e kësaj zone janë të gëzuar nga mbërritja e familjes Obama.
Nancy Gardella, drejtor ekzekutiv iOdës së Tregtisë në Marthas Vineyard, theksoi se njerëzit janë të ngazëllyer për faktin se do të jenë afër presidentin dhe shpresojnë se do të shohin presidentin dhe familjen e tij.
Zyra e Gardellas është vërshuar nga thirrjet telefonike të banorëve, të cilët kanë parashtruar pyetje të ndryshme, si "Ku do të ha akullore presidenti?", "Cili është plazhi i tij i favorizuar?".
Obama, bashkëshortja Michell dhe dy vajzat e tij, Malia dhe Sasha, do të banojnë në kompleksin Blue Heron Farm, në qytetin bujqësor Chilmark.
Të gjitha dyqanet në ishull kanë filluar të ofrojnë prodhime speciale që kanë të bëjnë me familjen Obama, me shpresë se do të joshin familjen e parë të SHBA-së në bizneset e tyre.
Â