Valencia, 23 gusht NOA-Rubens Barrichello është fitues i garës për çmimin e Madh të Evropës  që u zhvillua sot në Valencia të Spanjës.
Barrichelo fitoi garën për çmimin e Madh të Evropës në Valencia, triumfin e tij të parë në Formula 1 pas pesë viteve.
 37 vjeçari brazilian shfrytëzoi një gabim të rëndë në boks nga ekipi i Leëis Hamiltonit, McLaren, për të regjistruar fitoren e 10-të në karrierë - të parën nga viti 2004 në Kinë - dhe përmirësoi shanset e tij për titull.
Hamilton përfundoi i dyti para Kimi Raikkonenit në Ferrari, edhe pse filloi garën në Valencia nga pozita e parë.
Jensun Button përfundoi i shtati, ndërsa epërsia e tij në renditjen e përgjithshme u ngushtua në 18 pikë nga kolegu Barrichello.
Mark Ëebber në Red Bull ishte i nënti dhe është 20.5 pikë prapa Buttonit.
Luca Badoer i cili zëvendëson pilotin e Ferrarit, Felipe Massan e lënduar, përfundoi i 17-ti pasi u nis i fundit.
Hamilton, i cili ishte i dyti edhe në garën e vitit të kaluar, dukej se do të fitonte garën e dytë të njëpasnjëshme pas triumfit në Hungari.
Por, mekanikët e McLarenit u ngatërruan derisa i ndërruan gomat e bolidit në pit-stopin e fundit që zgjati 13.4 sekonda dhe shansi kishte humbur.
Barrichello krijoi epërsi të bindshme dhe arriti të fitojë me 2.3 sekonda.
Heikki Kovalainen në McLaren përfundoi i katërti pasi u nis i dyti, ndërsa Nico Rosberg nga Williams kompletoi pesë pozitat e para Fernando Alonsos në Renault.
Shpresat e Red Bullit për titull morën goditje të fortë pasi Sebastian Vettel dhe Mark Ëebber përfunduan jashtë pikëve.
Vettel u tërhoq në garën e dytë të njëpasnjëshme për shkak të një problemi me motor.
Ndërsa Ëebber ishte para Buttonit për pjesën më të gjatë të garës, por dorëzoi pozitën e shtatë kur pilotët filluan raundin e dytë të pit-stopeve dhe përfundoi prapa BMW-së së Robert Kubicas.
Button, i cili fitoi gjashtë nga shtatë garat e para, por nuk ka përfunduar më mirë se pozita e pestë në katër gart e fundit, udhëheq në renditjen e përgjithshme me 72 pikë, Barrichello ka 54, Webber 51.5 dhe Vettel 47.
m.i/NOA