English

Greqia zyrtarizon viktimën e parë prej gripit të derrit

Â

Athinë, 23 gusht NOA-Greqia ka shënuar viktimën e parë nga virusi i gripit të derrit. Viktima është një 23 vjecar i cili vdiq për shkak të komplikacioneve që virusi i shkaktoi në organizëm.

Â

I riu vdiq në spitalin Onassio, ku ai ishte shtruar për t'ju nënshtruar mjekimit për një problem serioz me zemrën në fillim të gushtit.

Mediat vendase informojnë se pacienti ka shumë mundësi që të ketë marrë virusin A (H1N1) brenda në spital.

Më 31 qershor ministri i shëndetësisë greke tha se 11 milionë persona në Greqi do të vaksinohen.

Mbi 1400 raste të të infektuarve me virusin e gripit të derrit janë shënuar në Greqi, shumica prej tyre janë vizitorë që vinin nga jashtë.

mi.i/NOA

KOMENTE