English

Ish luftëtarët e UÇK-së: Metoda çnjerëzore për shqiptarët në burgjet maqedonase

Shkup, 23 gusht NOA-Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së " Kalaja" reagon ashpër ndaj trajtimeve ç'njerëzore që i bëhen të burgosurve shqiptarë në burgjet e Maqedonisë.

"Kemi informacione të besueshme nga burgu famëkeq i "Idrizovës" se në këtë institucion me shqiptarët e burgosur bëhen eksperimente laboratorike.

Bëhet fjalë për të dënuarin e pafajshëm, Florim Ahmetin nga fshati Brodec të cilit nga torturat në këtë burg i përkeqësohet gjendja shëndetësore.

Ftojnë bashkësinë ndërkombëtare që të hetojë dhe ndalojë këto metoda çnjerëzore ndaj të burgosurve në burgjet e Maqedonisë", thuhet në reagimin e përfaqësuesve të shoqatës.

Ish luftëtarët e UÇK-së, kanë dënuar gjenocidin që u bëhet shqiptarëve dhe kanë kërkuar sa më parë ndëshkimin e autorëve.

m.i/NOA

KOMENTE