Prishtinë, 23 gusht NOA-Prej një jave, Korporata Energjetikë e Kosovës ka nisur  reduktimet e energjisë elektrike në mbarë Kosovën.
Sipas mediave kosovare, shkak ka qenë defekti i rëndë në një prej transformatorëve më të mëdhenj që furnizon një pjesë të mirë të vendit.
Me përjashtim të Prishtinës, të gjitha qendrat e qyteteve dhe rethinat kanë ndërprerje të energjisë për disa orë me rradhë.
Drejtuesit e KEKut, kanë kërkuar nga qytetarët e Kosovës të kursejnë në maksimum energjinë elektrike pasi në rast të kundërt do të shtohen oraret e territ.
m.i/NOA
Â