English

Kosovë, në 6 muaj donatorët i dhurojnë shëndetësisë 1 mln euro ndihma

Â

Prishtinë, 23 gusht NOA-Ministria e Shëndetësisë ka përfituar në gjashtë mujorin e parë të vitit 2009 rreth 1 milionë euro nga donacionet e huaja.

Nga bilanci i bërë për këtë periudhë thuhet se  donatorët ndërkombëtarë dhe ata vendorë kanë ndihmuar institucionet shëndetësore të Kosovës, përfshirë këtu Qendrën Klinike Universitare, klinikat dhe repartet e saj, Qendrat e Mjekësisë familjare në komuna të ndryshme të Kosovës dhe kanë përkrahur programe të ndryshme mjekësore.

Në këto donacione janë përfshirë edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë.

Në kuadër të këtyre donacioneve ka edhe barna të ndryshme si Tamiflu që përdoret te Gripi A H1N1, citostatikë, antiretroviralë dhe barna të tjera.

m.i/NOA

KOMENTE