English

Pa internet, pse politikanët nuk kanë asnjë shans

Kush do të fitojë sot zgjedhje, duhet të investojë tek interneti. Pa të ashtuquajturin World Wide Web, partitë dhe politikanët nuk do të kishin asnjë shans. Në këtë përfundim mbërrin Instituti Demoskopik Forsa

Nga Deutsche Welle, seksioni shqip

Që të rinjtë e shfrytëzojnë më së shumti internetin është prej kohësh një shprehje bajate. Për këtë arsye nuk është për t'u habitur që treçereku i 18 deri 19 vjeçarëve informohet në internet për politikën, ndërkohë që kjo medie në popullsinë e përgjithshme renditet ende pas mediave klasike në vendin e pestë. E megjithatë, pothuajse një në dy shtetas me të drejtë vote është i bindur, që interneti është vendimtar në zgjedhje. E shprehur ndryshe: Edhe njerëzit, që lundrojnë rrallë ose aspak në internet, i japin kësaj medie një rëndësi shumë të madhe.

Presidentit të lidhjes së sektorit të teknologjisë së lartë Bitkom, August-Ëilhelm Scheer, i duket ndër të tjera se meriton vëmendje gjetja, që njerëzit e interesuar për politikë zgjedhin edhe në internet emrat dhe markat e njohura:

"Kjo do të thotë që faqet e internetit të gazetave, revistave, televizioneve dhe radiove zgjidhen. Përmbajtja vazhdon të vijë nga media klasike, por ajo konsumohet në një formë të re."

Rrjetet sociale si Facebook ose StudiVZ luajnë një rol sa vjen e më të madh, sipas Scheer-it, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për forumet e blogger-save dhe tëitter-save. Në këtë mënyrë, thotë ai, mund të krijohet përshtypje për politikanë dhe kandidatë:

"Njerëzit duan të dinë, se ç'zhvillim politik ka pasur dikush. Nga ç'mjedis vjen? A mund t'i besoj atij? Ose ç'lidhje të tjera ka? A ka aktivitete shtesë? A ndikohet prej këtyre në njëfarë mënyrë në mendimin e tij?"

Drejtori i institutit demoskopik Forsa, Manfred Güllner pret nga interneti suksese në luftën kundër deziluzionimit nga politika. Sipas sondazheve, pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane në qershor mund të kishte qenë në Gjermani 54 për qind në vend të 43 për qind, në rast se do të kishte qenë i mundur votimi nëpërmjet internetit.

Pa marrë parasysh këtë metodë votimi, rëndësi të madhe ka para së gjithash ndërveprimi në internet. Güllner tregon një shembull të njohur: Presidenti amerikan Barack Obama demonstroi, se si mund të arrihet afërsia me anë të Ëorld Ëide Ëeb-it. Por drejtori i Forsa-ës thotë edhe që Obama fitoi, sepse është Obama:

"Të metat e politikës nuk mund të ndreqen me anë të internetit. Kur nuk ke një njeri me karizmë, nuk vlen as puna më e mirë me internet. Por interneti është një plotësim i rëndësishëm dhe po të shfrytëzohet në mënyrën e duhur, mund të ndihmojë në zbutjen paksa të këtyre proceseve të të huajtjes".

KOMENTE