English

Pas pelegrinazhit në Tomorr, makina bie në humnerë, vdes 1 person

Skrapar, 23 gusht NOA-Pelegrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorrit ka rezultuar tragjik për një familje nga Berati.

Sipas të dhënave të policisë, një aksident rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Novaj të Skraparit ku si pasojë e tij mbeti i vdekur drejtuesi i mjetit tip Benz.

Policia tha se në makinë udhëtonin 5 persona, kryesisht anëtarë të një familjeje.

Personat po ktheheshin nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit, kur makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Për pasojë nuk arriti t'i mbijetojë aksidentit drejtuesi i automjetit, Stiliano Kosova 35 vjec. Â Ndërsa katër të plagosurit, mes tyre 2 fëmijë janë shtruar në spitalin e Berat, dhe mjekët thonë se gjëndja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Për shkak të fluksit të madh, policia prej disa ditësh ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet me makina në zona të caktuara.

m.i/NOA

Â

KOMENTE