English

Pas zgjedhjeve Berisha shpërblen Dibrën me rrugë të reja e universitet

Tiranë, 23 gusht NOA-Kryeministri Sali Berisha ka shpërblyer qarkun e Dibrës për mbështetjen me anën e votave që i dha qeverisjes së tij.

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, kryeministri ka gëzuar dibranët duke i dhënë atyre lajmin e hapjes së Universitetit në qytetin e Peshkopisë.

"Këtë vit do të fillojë në Peshkopi, "Universiteti i Peshkopisë", një premtim tjetër elektoral.

Ju meritoni të gjitha premtimet dhe realizimet, ndaj ju jap fjalën se për çdo premtim që kam dhënë para jush do ta bëj realitet"-* tha Berisha

Pas inaugurimit për fillimin e punimeve të rrugës së "Arbrit", Berisha përuroi në qytetin e Peshkopisë asfaltimin e rrugës Ura e Çereçenit- Peshkopi.

Kjo rrugë fillon në Maqellarë dhe lidhet me rrugën e Arbrit, përmes segmentit Ura e Cerenecit - Bllatë.

Sipas kryeministrit Berisha, kjo rrugë jo vetëm lidh Peshkopinë me Kukësin, por hap një prespektiv të madh zhvillimi për qarkun e Peshkopisë dhe tregun e saj.

m.i/NOA

KOMENTE