English

Qeveria e re, ish të përndjekurit politikë bëjnë gati kërkesat për dëmshpërblimin

Â

Tiranë, 23 gusht NOA- Lajmet për krijimin e qeverisë së re dhe rishikimin e buxhetit shteteror për këtë vit dhe për 2010-ën nxitën reagimet e ish- të përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Ata kërkojnë që të mbarojë sa më parë procesi i dëmshpërblimeve të tyre për burgimin e padrejtë politik që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist.

Përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë kërkojnë transparencë në hartimin e planeve buxhetore, si dhe ndarjen e një fondi sa më të madh për të dënuarit e komunizmit, që ende nuk janë dëmshpërblyer 19 vjet pas rënies së diktaturës.

m.i/NOA

KOMENTE