Kakavijë, 23 gusht NOA-Emigrantët shqiptarë që po udhëtojnë drejt Greqisë po gjejnë mjaft vështirësi në anën greke të kufirit.
Personeli i pakët në doganën greke ka krijuar që në orët e para të mëngjesit radhë shumë të gjata të emigrantëve në të dy pikat e kufirit, si në Kakavijë ashtu edhe në Kapshticë.
Zyrtarët e policisë së dy vendeve kanë zhvilluar takime të përbashkëta dhe kanë arritur ta zhbllokojnë situatën.
m.i/NOA