English

Zbulohet një bazë falsifikimesh në Tiranë, urdhër arresti për të dyshuarin

Tiranë, 23 gusht NOA- Zbulohet një bazë falsifikimesh në Tiranë.

Pas 6 muajsh hetimi, oficerët e Antikrimit Financiar kanë konstatuar se baza gjendet në rrugën "Don Bosco" në Tiranë e cila shërbente për falsifikimin e diplomave, vizave, patentave dhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Oficerët e seksionit të falsifikimeve kanë siguruar në gjykatë urdhër-arresti për autorin e dyshuar, Krenar Beqaraj, 41 vjeç, i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.

Sipas policisë, Beqaraj furnizonte sekserë të ndryshëm me materialet e falsifikuar prej tij. Për një shume prej 30 mijë lekësh mund të merrje një diplomë të falsifikuar, dhe për 700 euro një vizë Shengen false.

m.i/NOA

KOMENTE