Seul, 23 gusht NOA-Zyrtarë të lartë nga Koreja e Veriut kanë zhvilluar bisedime për herë të parë me presidentin koreanojugor Lee Myung-bak, i cili ndërmori një qëndrim të ashpër ndaj Veriut kur erdhi në post vitin e kaluar.
Emisarët e Koresë së Veriut përcollën një mesazh të udhëheqësit të tyre Kim Jong-il dhe thanë se çdo gjë kishte shkuar mirë.
Zëdhënësi i presidentit Lee tha se ai kishte shpjeguar parimet e qëndrueshme të qeverisë së tij.
Kjo është një referencë përsa i takon këmbënguljes që Veriu të heqë dorë nga ambiciet bërthamore.
Një korrespondenti i BBC-së në Seul tha se zyrtarët ishin ende duke vlerësuar prapavijën e asaj që duket si hapje e papritur e Phenianit.
Të gjashtë zyrtarët koreanoveriorë, u kthyen në atdhe përpara funeralit të ish presidentit koreanojugor Kim Dae-jung.
Kim Dae-jung ishte një iniciator i dialogut korean dhe adhurohej në të dyja vendet.
Koreanoveriorët ishin në Seul për të marrë pjesë në homazhet që ju bënë në nivelin shtetëror ish presidentit.
m.i/NOA
Â