English

18-vjeçarja gjendet e mbytur në rezervuar, e gjen një peshkatar

Durrës, 24 gusht, NOA - Në rezervuarin e fshatit Likesh të komunës Gjepalaj është gjendur e mbytur 18-vjeçarja A.N, lindur dhe banuese në këtë fshat.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo posedonte statusin e invalides dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ka qenë vetëm në banesë dhe jashtë kontrollit familjar kur është larguar nga banesa dhe ka shkuar në një distancë rreth 300 m tek rezervuari.

Aty është futur duke gjetur menjëherë vdekjen dhe më pas është gjetur nga peshkatari Hekuran C.

Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së A.N, ndërsa matrialet do t'i kalohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE