English

Aksi rrugor Plepa-Golem-Kavajë, tmerri i pushuesve, radha e makinave arrin 3 kilometra

Durrës, 24 gusht NOA - Aksi rrugor, Plepa-Golem-Kavajë është kthyer tashmë në tmerrin e pushuesve.

Punimet që po kryhen në këtë aksi ia kanë kthyer verën pushuesve në një ankth të cilët qëndrojnë në trafik me minuta të tëra në këtë aks.

Kalvai i gjatë i makinave të cilët qëndrojnë në vend për minuta të tëra arrin kulmin në fundjave ku pushuesit dynden drejt plazhit të Durrësit.

Pavarësisht shërbimeve të policisë rrugore është e pashmangshme qarkullimi i lirshëm i makinave të cilat arrijnë në radhë në 2 kilometra.

k.k/NOA

KOMENTE