English

Bildt: Tetor, Bashkimi Evropian do të propozojë politika të reja të emigrimit

Bruksel, 24 gusht, NOA - Bashkimi Europian në fund të muajit tetor do të propozojë politika të reja për emigracionin, në mënyrë që të shmangen ngjarjet tragjike të shkaktuara prej tij.

Një lajm i tillë është bërë i ditur prej ministrit të Jashtëm të Suedisë, Carl Bild, vendit i cili aktualisht mban kryesinë e radhës së Presidencës së Bashkimit Evropian.

Sipas tij, duhet zgjidhur njëherë e mirë problemi i emigracionit dhe për këtë nevojiten politika të reja.

Deklaratat e bilat janë bërë gjatë një takimi të tij me me homologun italian, Franko Frattini, i cili në fakt e ka quajtur emigrimin si një "problem europian".

Ballkani nga ana e tij, është një rajon i përfshirë prej kësaj dukurie dhe pritet që politikat e reja të emigrimit të kenë një impakt të dukshëm edhe tek popullata e tij.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE