English

Durrës, arrestohen dy kosovarë tentuan të shkonin Itali me dokumente false

Durrës, 24 gusht NOA - Dy kosovarë janë arrestuar sot nga forcat e policisë kufitare portuale në Durrës sepse tentuan të kalonin me traget drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

Adnan Emini, 26-vjeç, nga komuna e Vitisë dhe Idriz Çerkezi, 34-vjeç, nga komuna e Obiliqit, janë arrestuar sot pasi në pikën e kontrollit kufitar portual paraqitën një leje zvicerane qëndrimi dhe një pasaportë jugosllave, të cilat nga verifikimet e para dyshohet se janë të falsifikuara. Burime nga policia thanë se pas konstatimit të dokumente të cilat u dyshuan si false, u morën masa për shoqërimin e dy kosovarëve.

Policia e kufirit kreu shoqërimin dhe më pas ndalimin e dy kosovarëve të cilët do të merren në pyetje.

k.k/NOA

KOMENTE