Vlorë, 24 Gusht NOA - Dy djem nga Korça humbën jetën njëri pas tjetrit pasditen e sotme në Vlorë pasi u mbytën në rrethana ende të paqarta, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Elvis Cenaj 18 vjeç dhe Kristi Andoni 18 vjeç, që të dy nga qyteti i Korçës, gjendeshin në plazh tek Uji i Ftohtë, së bashku me shokë të tjerë, për të kaluar disa ditë pushime.
Në rrethana ende të paqarta, sot pasdite rreth orës 19.00, Elvisi dhe Kristi, ndërsa po notonin në det, jo larg bregut, kanë kërkuar ndihmë.
Shumë njerëz u afruan por vdekja e një prej djemve ishte e pashmangshme dhe e tjetrit, vetëm pak minuta më vonë, pas dërgimit në Urgjencën Spitalore të Vlorës.
/a.d/b.a/NOA/