Hollywood Hills, 24 gusht NOA-Shtëpia e Lindsay Lohan është vjedhur dje.
Aktorja e "Mean Girls", e shokuar nga ky lajm, ka zbuluar sulmin kur është hyrë në shtëpi pas mesnatës.
Nëna e Lindsay, Dina ka thënë mbrëmë se "ajo është dukur shumë e mërzitur".
"Kasaforta ishte nxjerr nga muri ndërkaq dyerve ju ishin hequr dorëzat. Faleminderit Zotit, ajo nuk ishte në shtëpi. Hajnat kanë vjedhur argjendari dhe këpuca", ka thënë ajo.
Shtëpia e aktores, që është në Hollywood Hills, po ashtu ishte thyer në maj, por asgjë nuk ishte vjedhur.
Dina, e cila është po ashtu menaxhere e Lindsay, ka thënë se ajo ka qenë duke planifikuar të largohet nga lagja para hajnisë.
"Do ta dërgojmë atë në një vend me të sigurt", ka thënë ajo.